Zoran Ilioski kryetari i Komisionit parlamentar për konstatimin e bazës së propozimit të opozitës për mocion votëbesimi ndaj kryetarit Gjorge Ivanov duke flur në emisionin 10 minuta tha se është obligim dhe e drejtë kushtetuese e kryetarit të shtetit të falë nëse konsideron se në një periudhë të caktuar janë të rrezikuar interesat shtetërore të Maqedonisë. Ai vlerëson se Ivanovi nuk është i detyruar t’i njoftojë qytetarët se pse pikërisht në kushte kur ka krizë politike disa herë e ka ndryshuar vendimin për falje.
“Falë opozitës dhe mos njohjes së zgjedhjeve nga ana e saj, protestave të vazhdueshme dhe klimës në shtet, asgjë nuk është siç duhet. E pëson ekonomia, e pësojnë qytetarët, e pëson njeriu i thjeshtë. Ndërsa këtu është edhe kriza e emigrantëve në të cilën jemi pa fajin tonë”, theksoi Zoran Ilioski, nga OBRM-PDUKM. /Telegrafi/