Telegrafi

Presidenti Erdogan ironizon me postimet e shumta që Trump po i bën në Twitter, lidhur me sulmet turke në Siri: “Nuk mund t’i numëroj”

Regjep Taip Erdogan është tallur me presidentin Trump – duke thënë se më ‘nuk po mund t’i numëroj’ postimet që po i bën në Twitter homologu i tij amerikan, lidhur me sulmet turke në Siri.

“Kur hedhim një vështrim në postimet në Twitter të zotit Trump, ne nuk mund t’i përcjellim më”, u tha Erdogan gazetarëve, kur u kthye nga një samit, ku u zotua të vazhdojë sulmet, në kundërshtim me sanksionet e SHBA-ve dhe thirrjeve për armëpushim, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur për të rimarrë iniciativën, pasi Trump papritur ra dakord të tërhiqte trupat amerikane nga Siria, gjatë një telefonate me Erdogan dhe i dorëzoi Turqisë kontrollin e sigurisë rajonale.

Lexo po ashtu Forcat ruse dhe siriane hyjnë në qytetin Kobani

Luftime intensive kanë vazhduar edhe sot rreth qyteteve kufitare Tel Abaid dhe Ras al-Ayn, ndërsa trupat qeveritare ruse dhe siriane – të cilat morën nën kontroll Manbij një ditë më parë – u zhvendosën në periferi të Kobane, një tjetër pikë kyçe kalimi.

Zëvendës Presidenti Mike Pence është dërguar për në Turqi, së bashku me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për të provuar të rregullojë marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s, ndërsa pritet të arrijnë të nesër për të filluar bisedimet.

Mendimi i vetë Trump mbi Sirinë, ka qenë gjithçka pos i qartë, pasi ai ka bër postime kontradiktore në Twittet, duke lavdëruar vendimin e tij për t’u tërhequr nga Siria, pastaj duke u mburrur për mbështetjen dypartiake për sanksione, kundër vendimit të Turqisë për kryerjen e sulmeve. /Telegrafi/