Në vigjilje të shënimit të ditëlindjes jubilare të Republikës së Kosovës, Kolegji “DUKAGJINI” në Pejë ka ndarë mirënjohje për Ramiz Kelmendi, president i Elkos Group me motivacioni për kontributin e dhënë dhe mbështetjen e pandërprerë të studentëve të këtij institucioni të lartë akademik.
Ramiz Kelmendi për çdo vit akademik ka ndarë bursa studimore për studentët meritorë si dhe për maturantët e dalluar të shkollave të mesme dhe profesionale të Komunës së Pejës!
Në këtë ceremoni rasti Ramiz Kelmendi ka prezantuar edhe një ligjëratë motivuese për studentët dhe brezin e ri duke I motivuar për studim,punë,përkushtim dhe realizim të ambicieve të tyre përmes studimit.
“Është kënaqësi me qenë i pavarura dhe për të qenë i pavarur duhet të jeni të dijshëm dhe punëtor” ishte porosia e Ramiz Kelmendit për studentët e Kolegjit “Dukagjini”. /Telegrafi/