Site icon Telegrafi

Presidenti e dekretoi Ligjin për mësimdhënësit e viteve ’90-ta

Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta është dekretuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, të cilin e ka siguruar lajmi.net, thuhet se ky ligj do të hyjë në fuqi nga data e nënshkrimit të tij.

Ndryshe, Ligji për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Punonjësit e arsimit për ato vite do të paguhen për punën e tyre në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj.

Pas dekretimit që këto ditë pritet ta bëjë presidenti, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që rrjedhimisht pagesat do të fillojnë të bëhen gjatë muajit prill të këtij viti.

Exit mobile version