Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar Ligjin e Buxhetit me plotësimet dhe ndryshimet e reja.
Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm.
“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, ka shkruar presidenti Thaçi.