Presidenti Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Imer Gashin, djalin e Sefë Mleqanit.
Thaçi ka thënë se familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare”, shkruan fillimisht i pari i shtetit.
“Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë i frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Theksojmë se T’bijtë e Sefës muzikën e kanë trashëgim nga baba, pra Sefa, një veteran i këtij zhanri të muzikës.
Ndër këngët më të pëlqyera, tashme historike në këtë zhanër muzikor, do të mbetën Hikmetja, Ajshja, Kral Nikolla, Ali Pasha, U plaka unë u plak sharkia, Ç’janë këta djem që kanë marrë detin, Ahmet Delia, Kalldremi po më shkon si shah etj. /Telegrafi/