Site icon Telegrafi

Presidenti dekoron Beqir Kastratin, një prej pedagogëve të hershëm të shkollave shqipe

Presidenti Thaçi ka dekoruar sot edhe një prej mësuesve të hershëm të shkollave shqipe.

Bashkëmendimtari dhe bashkëveprimtari i Ernest Koliqit dhe shumë veprimtarë tjerë të arsimit shqip, Beqir Kastrati, është dekoruar sot me Medalje Presidenciale.

“Sot prita familjen e mësuesit dhe pedagogut të gjeneratave të arta të arsimit shqip, familjen e Beqir Kastratit. Si bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar me Ernest Koliqin dhe shumë veprimtarë tjerë të arsimit shqip, Beqir Kastrati ka edukuar gjeneratat e arta që sot njihen dhe çmohen si themelues të instituteve dhe shkollave shqipe në të gjitha trevat e kombit shqiptar. Duke çmuar lart figurën e pedagogut Beqir Kastrati, 30 vjet pas vdekjes, në shenjë nderimi për punën e palodhshme të tij, e dekorova me Medalje Presidenciale”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Exit mobile version