Telegrafi

Presidenti i Çekisë: Kryediplomati ynë na detyroi ta njohim Kosovën

Presidenti i Çekisë Milos Zeman, ka përsëritur qëndrimin kundër pavarësisë Kosovës. Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër njohjes, por sipas tij, kryediplomati çek Karel Shwarzenberg e kishte detyruar qeverinë çeke ta pranojë shtetin e Kosovës .

Shefi i shtetit çek ka deklaruar se ka protestuar kur ish-shefi i diplomacisë Karel Shëarzenberg e kishte detyruar qeverinë ta njohë pavarësinë e Kosovës në maj të vitit 2008.

“Unë gjithmonë kam qenë kundër pavarësisë së Kosovës” ka thënë Zeman, përcjell agjencia MIA.

Më pas ai ka thënë se në shenjë proteste ka refuzuar ta emërojë ambasadorin e Çekisë në Kosovë dhe ka refuzuar të takohet me ambasadoren e Kosovës në Pragë,