Site icon Telegrafi

Presidenti i Çadit u vra dje në luftime, Pacolli kujton takimin me të ku ishte prezent edhe Hashim Thaçi

Presidenti i Çadit, Idriss Deby, u vra në fundjavë, gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me rebelët, bëri të ditur ushtria e këtij vendi.

E lidhur me këtë, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se ai ishte një mik i Kosovës.

“Presidenti i Çadit, Idriss Déby që vdiç nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena”.

“Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaqi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjës dhe popullit të Çadit!”, shkroi Pacolli në Facebook.

Exit mobile version