Telegrafi

Presidenti Bush pret Dalai Lamën në Shtëpinë e Bardhë

Këtë të mërkurë kongresi amerikan i ndan një medalje të artë udhëheqësit shpirtëror të tibetianëve. Në praninë e presidentit Bush kongresi do të nderoj Dalai Lamën për kontributin e tij të pashoq për paqe dhe të drejtat e njeriut.

Ministri i jashtëm kinez, Yang Jiechi, ka kërkuar nga pala amerikane që të anuloj ceremoninë e planifikuar në kongres. Kina ka pushtuar Tibetin në vitin 1950 dhe atë e sheh si pjesë të territorit të saj.

Dalai Lama nuk kërkon pavarësi për Tibetin por një autonomi të vërtetë.