Telegrafi

Presidenti Bush do të vizitojë Lindjen e Mesme

Udhëtimi i presidentit Bush në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, që fillon më 8 janar, do të jetë i pari që kur ai u bë president. Më pas ai do të shkojë në Kuvajt, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe në Egjipt. Presidenti Bush do të kthehet në Uashington më 16 janar.

Shtëpia e Bardhë thotë se vizita e Bushit ka për qëllim inkurajimin e bisedimeve për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, që rifilluan në nëntor në Anapolis të shtetit amerikan Marryland. Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se qëllimi i vizitës është edhe nxitja e pajtimit mes vendeve arabe dhe Izraelit.

Gjithashtu thuhet se presidenti Bush do të ritheksojë angazhimin amerikan për sigurimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, veçanërisht në vendet e Gjirit. /VoA/