Site icon Telegrafi

Presidenti i Burundit vdes nga ‘sulmi në zemër’ – në moshën 55 vjeç

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza ka vdekur nga një sulm në zemër, sipas qeverisë.

Në një deklaratë të postuar në Twitter të martën, qeveria njoftoi “me hidhërim të madh për vendasit dhe bashkësinë ndërkombëtare” për vdekjen e Nkurunziza, në moshën 55-vjeçare.

Sipas një deklarate, presidenti në largim vdiq në spitalin Karusi pasi pësoi një sulm në zemër në 8 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version