Site icon Telegrafi

Presidenti i Brazilit sfidon vlefshmërinë e vaksinave të coronavirusit

Presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se nuk do të miratojë një vaksinë COVID-19 për publikun derisa agjencia e mbikëqyrjes shëndetësore të vendit (ANVISA) të japë një mendim të dytë.

Duke folur përmes Facebookut – vetëm disa orë pasi ministria e shëndetësisë e Brazilit njoftoi se vendi kishte tejkaluar katër milionë raste me COVID-19 – Bolsonaro tha se vaksinat e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Japoni dhe Kinë, ndërsa “shkencëtarët e këtyre vendeve e testojnë”, do të kërkonte ekzaminim të mëtejshëm që ta përdorin për imunizim, raporton CNN.

Të hënën, Bolsonaro gjersa komunikonte me disa prej mbështetësve të tij tha se nuk do ta bënte të detyrueshme vaksinën COVID-19 në Brazil, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ministria e shëndetësisë braziliane ka konfirmuar se askush nuk do të detyrohej të merrte vaksinën.

Lexo po ashtu COVID-19, punonjësit e shëndetësisë në Brazil kërkojnë hetimin e Bolsanaros për krime ndaj njerëzimit

Bolsonaro përsëriti atë premtim në transmetimin e së enjtes, duke tërhequr mbështetjen nga komuniteti anti-vaksinim.

“Ne nuk mund të jemi të papërgjegjshëm kur vendosim një vaksinë në trupat e njerëzve”, tha Bolsonaro. “Askush nuk mund të detyrojë askënd të bëjë një vaksinë”, pohoi presidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version