Site icon Telegrafi

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro në protestë kundër bllokimit nga coronavirusi

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, kundërshtoi rekomandimet e administratës së tij për distancimin shoqëror duke iu bashkuar protestueve kundër bllokimeve që synojnë të frenojnë  përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i krahut të djathtë, i cili nuk kishte vënë maskë në fytyrë, iu drejtua një turme të dielën përpara selisë së ushtrisë në kryeqytetin Brazilia.

“Unë gjendem këtu pasi kam besim tek ju. Ju jeni këtu sepse i besoni Brazilit”, tha Bolsonaro i cili iu referua dhjetëra protestuesve si ‘atdhetarë’.

Brazilianët protestuan kundër Gjykatës Supremte të vendit, e cila ka mbështetur këto masa të qeverisë si dhe kundër Kongresit./Telegrafi/

Exit mobile version