Site icon Telegrafi

Presidenti blen dredhëza në Klinë (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, tha se dashuria për punën e tokës është duke u rritur, derisa ka vizituar një lulishte në Drenas dhe ka blerë dredhëza në Klinë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

“Kjo tokë e jona e bekuar është më e bukura në pranverë. Këto vitet e fundit jemi dëshmitarë se si dashuria për punën e tokës, bujqësinë, pemëtarinë, vreshtarinë po rikthehet. Sot u ndala tek lulishtja e Naser Fejzullahut në Zabelin e ulët të Drenasit, e më vonë e ëmbëlsova ditën edhe me dredhëzat e Murat Mehmetit të Klinës së Skenderajit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version