Site icon Telegrafi

Presidenti i Bjellorusisë u thotë njerëzve të pinë vodka për ta luftuar virusin Covid-19

Kampionati i futbollit në Bjellorusi vazhdoi këtë fundjavë përkundër pandemisë së coronavirusit që paralizoi botën e sportit.

Premier League e Bjellorusisë është e vetmja ligë evropiane në të cilën luhet ende futbolli, dhe këtë fundjavë u luajt një raund i dytë, transmeton Telegrafi.

Derbi i luajtur të shtunën midis Minsk dhe rivalit të qytetit Dinamo tërhoqi rreth 3,000 tifozë në stadium në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Bjellorusia aktualisht ka më pak se 100 raste të infeksionit të coronavirusit dhe aktualisht nuk ka të vdekur, vend i cili ka një popullsi prej rreth 9.5 milionë banorësh.

Shumica e vendeve evropiane janë në karantinë, por presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko nuk shqetësohet.

Ai madje u sugjeroi qytetarëve që të pinin vodka për të luftuar sëmundjen.

“Kjo është marrëzi absolute për të mbyllur kufijtë shtetërorë. Paniku mund të na dëmtojë më shumë sesa vetë virusi”, tha Lukashenko.

Presidenti sugjeroi që në vend të panikut, qytetarët e tij të pinë vodka, të shkojnë në sauna dy herë në javë dhe të vazhdojnë të punojnë në fermat e tyre sepse “traktori mund të kurojë gjithçka”.

“Mendoj se është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë”, tha ai në televizionin lokal të shtunën pas një loje hokej.

“Këtu nuk ka viruse. Unë nuk i shoh ata”, tha Lukashenko.

Ndryshe 94 raste të coronavirusit janë raportuar në Bjellorusi deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version