Telegrafi

Presidenti i Bjellorusisë ka një propozim të çuditshëm se si duhet luftuar coronavirusi: Shkoni në fshatra, punoni tokën me traktorë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka inkurajuar bashkëqytetarët e tij që të shkojnë nëpër fshatra për të punuar dhe vozitur traktorë, si një mënyrë për tejkaluar epideminë e virusit COVID-19.

Lukashenko i është drejtuar zyrtarëve të vendit gjatë një takimi dhe që është transmetuar në televizion, duke thënë “se nuk duhet bërë panik për virusin”, transmeton Telegrafi.

“Duhet vetëm të punonin, në veçanti të punohet nëpër fshatra. Është mirë t’i shohësh nëpër televizion se si njerëzit punojnë tokën me traktorë dhe ku askush nuk e përmend virusin. Traktori do t’i shërojë të gjitha. Nëse punohet toka, shërohen të gjitha”, ka shtuar Lukashenko.

Ministri bjelloruse e Shëndetësisë më herët ka njoftuar se numri i pacientëve që kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, është rritur në 36. /Telegrafi/