Site icon Telegrafi

Presidenti bjellorus që pretendoi se vodka do të kuronte coronavirusin, infektohet me COVID-19

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko konfirmoi sot se është prekur me coronavirus.

Presidenti bjellorus kurrë nuk ka pranuar të merrte masa kundër epidemisë globale, ku është shfaqur në ngjarje të shumta sportive, shkruan themirror.

Ai që gjatë gjithë kohës ka pretenduar se vodka dhe sauna mund ta kurojnë COVID-19, ka konfirmuar se është infektuar.

Diktatori gjithashtu pretendoi se pirja e 50 mililitrave të vodkës në ditë do të mbronte njerëzit nga virusi, transmeton Telegrafi.

Lukashenko më parë ishte mburrur se askush nuk do të vdiste nga coronavirusi në shtetin bjellorus.

Lexo po ashtu Presidenti i Bjellorusisë porosit qytetarët: Askush nuk do të vdesë nga coronavirusi, nuk kemi nevojë për masa të ashpra mbrojtëse

Ndryshe, numri i të prekurve në këtë shtet është 67521 gjersa kanë ndërruar jetë 538 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version