Presidenti amerikan Joe Biden ka gjetur kohë edhe të konsumojë një copë picë derisa ishte bashkë me trupat amerikane që ndodhen në Rzeszow, Poloni.
Trupat amerikane ndodhen në këtë qytet, si përpjekje e NATO-s për të forcuar krahun lindor, shkruan VOA, përcjell Telegrafi.
Atje, Biden do të shoh nga afër gjithashtu edhe përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar disa nga miliona refugjatë ukrainas që ikin nga lufta në vendin e tyre. /Telegrafi/