Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë u zhvendosën nga shtëpia e tyre në Rehoboth Beach, Delaware, si masë paraprake të shtunën pasdite pasi një aeroplan i vogël privat hyri në hapësirën ajrore të kufizuara, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Një avion i vogël privat hyri në hapësirën ajrore të kufizuar, të gjitha indikacione janë gabimisht dhe u morën masa paraprake”, tha një zyrtar të shtunën. “Nuk ka pasur asnjë kërcënim për Presidentin apo familjen e tij”, transmeton Telegrafi.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë më vonë shtoi se Presidenti dhe Zonja e Parë u zhvendosën nga shtëpia e tyre në Rehoboth Beach, por tani janë kthyer në rezidencën e tyre.
Ata të dy ishin vendosur në një tjetër vend pa grupin e gazetarëve që zakonisht udhëton me Presidentin. Shtëpia e Bardhë njoftoi grupin e shtypit udhëtues për incidentin gati një orë pasi ndodhi.
Presidenti Biden dhe Zonja e Parë po kalojnë fundjavën në Rehoboth Beach, pjesërisht për të festuar ditëlindjen e Jill Biden, që ishte të Premten.
Shërbimi Sekret Amerikan konfirmoi në një deklaratë të mëvonshme se avioni i vogël kishte hyrë gabimisht në hapësirën ajrore të kufizuar pranë shtëpisë së plazhit të Bidens. /Telegrafi/