Site icon Telegrafi

Presidenti Biden dhe Zonja e Parë nisen për në Londër ku do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill, u nisën për në Londër të shtunën për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, të cilën Biden e ka përshkruar atë si “më shumë se një monark” dhe një grua që “përcaktoi një epokë”.

Në funeralin shtetëror të Mbretëreshës të hënën do të marrin pjesë pothuajse 100 presidentë dhe krerë qeverish, dhe Bidenët po udhëtonin pa asnjë ish-president amerikan, transmeton Telegrafi.

Bidenët, të cilët iu bashkuan Mbretëreshës për çaj në qershor të vitit 2021, do të mbërrijnë në Londër të shtunën në mbrëmje.

Të dielën ata planifikojnë të bëjnë nderime për Mbretëreshën, arkivoli i së cilës është vendosur në Westminster Hall.

Më pas ata do të nënshkruajnë një libër zyrtar ngushëllimi përpara se të marrin pjesë në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III. /Telegrafi/

Exit mobile version