Presidenti i Beneventos, Oreste Vigorito këmbëngul se skuadra e tij do të qëndrojë në Serie A dhe fajëson shtrigat për formën e tyre të dobët deri më tani.
Benevento është një skuadër simpatike, e cila ka befasuar të gjithë me organizimin e tyre që e bëri të ngjitej shpejt në kampionatin italian, Serie A, nga rangjet e ulëta.
Por, rezultatet në Serie A nga Benevento lënë shumë për të dëshiruar edhe përkundër pritjeve të mëdha.
Klubi i njohur si Stregoni ka humbur të gjitha 12 ndeshjet e tyre deri tani këtë sezon, duke shënuar vetëm pesë gola dhe duke pranuar 31 sosh.
Megjithëse ata humbën në Torino të dielën nga Juventusi, skuadra e sapozgjedhur kaloi në epërsi dhe humbi vetëm 2-1 ndaj skuadrës më të mirë të Serie A.
Por, presidenti i klubit, Vigorito ka një mendim të çuditshëm duke thënë se faji i formë së dobët qëndron te shtriga dhe jo diku tjetër.
“Ka aq shumë lëvdata nga kudo që luajmë, por gjithmonë pa marrë pikë”, ka thënë fillimisht Vigorito për Gazzetta dello Sport.
“Fajësia qëndron në ndikimet e liga që kanë qenë gjithmonë të lidhur me këtë qytet … shtrigat. Po është e vërtetë. Unë jam paragjykues”, përfundoi presidenti i Beneventos. /Telegrafi/