Presidenti i Bayernit, Karl – Heinz Rummenigge, ka lansuar një tjetër sulm ndaj klubeve angleze.
Rummenigge ka vlerësuar klubet angleze zi kidnapuese të talentëve të rinj.
“Ne nuk duam të sjellim 10 apo 11 vjeçarë në Munich sikurse klubet angleze, sepse aty flasim për kidnapim. Do të kisha probleme morale me veten”.
“Prioritetet tona janë që të jemi siç është Gjermania dhe zona e Bavarisë – të pastër moralisht”.
“Për këtë arsye talentët tanë vijnë nga Rosenheimi dhe jo nga Rio”, deklaroi Rummenigge. /Telegrafi/