Jamal Musiala ka ndërprerë bisedimet me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës.
Mesfushori i talentuar gjerman është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe njëkohësisht më i kërkuari nga top klubet evropiane.
Real Madrid, Chelsea, Liverpool, e Manchester City janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e gjermanit.
Megjithatë presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka deklaruar se nuk befasohen nga ofertat për Musialën, por që do ta mbajnë atë për një kohë të gjatë në Allianz Arena.
“Nuk befasohemi aspak që klubet e tjera kërkojnë Musialën, bëhet fjalë për një lojtar të shkëlqyer. Ka një kontratë që e lidh me Bayern Munich deri në vitin 2026, ai e di shumë mirë vlerësimin që kemi për të”.
“I ka të gjithë dyert e hapura dhe do të më pëlqente ta kishim në klub edhe për shumë kohë. Nuk na nxiton asgjë sa i takon rinovimit të kontratës”, u shpreh Hainer.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/