Sheikët arabë kanë futur para të mëdha te City në mënyrë që klubi i Manchesterit të bëhet ekipi më i fortë në Angli.
Citizens janë kampion të Anglisë, gjithashtu dominojnë në Ligën Premier viteve të fundit, por qëllimi kryesor ende nuk është arritur – Liga e Kampionëve. Vetëm një gjysmëfinale në këtë garë (2016) është tepër i vogël pas investimeve të mëdha.
Trajneri i tyre, Pep Guardiola ka njoftuar tashmë se do të shkojë në transferimet e reja gjatë verës për të rifreskuar ekipin dhe pronarët e klubit do të paguajnë disa qindra miliona euro.
Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka folur se çfarë bëjnë miliarderët arabë në momentin që trajneri spanjoll kërkon përforcime.
“Miku im Pep Guardiola më tregoi se çfarë ka ndodhur kur kërkoi 100 milionë eurove për përforcime. Ai merr pamjet e lojtarit dhe shkon në një takim me Sheik Mansour. Dreka është e gjatë, ata shikojnë regjistrimet. Ditën e nesërme sheiku rri çmimin e naftës dhe paratë janë gati”, pohoi Hoeness.
Se sa ka të vërteta në këtë që tha kreu i klubit bavarez, na mbetet ta shohim edhe vërtetojnë gjatë verës. /Telegrafi/
"Mein Freund Pep hat mir erzählt" – Bayern-Boss Hoeneß: Guardiola fliegt zum Scheich, wenn er Spieler will #fußball https://t.co/aYd0Jvs97v
— FOCUS online Sport (@focussport) March 21, 2019