Site icon Telegrafi

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, futet në dhomën e gjyqtarëve mes pjesëve në përballje me Dritën

Derbi i Superligës së Kosvoës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është mbyllur me fitoren e vendasve, por një rast i pazakontë ka ndodhur mes pjesëve.

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është futur në dhomën e gjyqtarëve duke debatuar me ta pas pjesës së parë.

Në debat me gjyqtarët, Kabashi dëgjohet duke thënë se tek dhoma e tyre është futur me lejen e delegatit, por gjyqtarët kërkuan që ai të largohet nga aty, dhe se nuk e ka vendin aty, shkruan Telegrafi.

Është dashur intervenimi i Policisë së Kosovës, ku pastaj Kabashi është larguar nga dhoma e gjyqtarëve.

 

Drejtuesit e klubeve të futbollit e kanë të ndaluar rreptësishtë të futen në dhomat e gjyqtarëve, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Kabashi ishte akuzuar edhe më parë që në një ndeshje të Ballkanit ishte futur në zhveshtore të gjyqtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version