Telegrafi

Presidenti i Avellinos: Gjimshiti lojtar për Serie A

Presidenti i Avellinos, Walter Taccone , ka reaguar ndaj akuzave të shumta që kishte marrë për numrin e madh të futbollistëve të huaj që ka afruar në skuadër për këtë sezon të Serisë B.

Ai ka thënë se skuadra e tij ka cilësi edhe pse gjenden në vendin e parafundit në Serie B.

“Nuk i kuptoj akuzat. Investimet që ne kemi bërë në verë për këta futbollistë janë shumë të rëndësishme. Cilësia e këtyre lojtarëve është e padiskutueshme”.

“Për shembull, Berat Gjimshiti është një lojtar i nivelit të Serisë A”, është shprehur presidenti gjatë një emisioni sportiv në Itali.

Berat Gjimshiti u bashkua në verë te Avellino si huazimi nga Atalanta.