Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar sot zbatimin e shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta në Tiranë, ai tha se do të ishte mirë nëse liberalizimi i vizave do të zbatohej qysh gjatë kohës së kryesimit të Austrisë me Presidencën e BE-së.
“Nëse nuk ka liberalizim të vizave, atëherë do të shkaktojë një zhgënjim të madh” tha ai.
Van der Bellen theksoi se gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, të gjithë qytetarët mund të udhëtonin lirisht pa vizë dhe se tani janë vetëm qytetarët e Kosovës, të cilët janë të përjashtuar nga liberalizimi i vizave, transmeton KosovaPress.
Kohë më parë, Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave në mënyrë që, siç kujton ai, tani është “topi” te shtetet anëtare për të vendosur.