Site icon Telegrafi

Presidenti i Atleticos: Simeone është i paprekshëm

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka deklaruar për mediat vendase se trajneri Diego Simeone është i paprekshëm dhe se nuk ka dyshime mbi vazhdimësinë e punës së tij.

Ai edhe një herë ka treguar se e mbështetë teknikun argjentinas në çdo aspekt, pavarësisht rezultateve.

“Dua ta them më zë të lartë për lojtarët, drejtuesit dhe tifozët: tek Atletico e Madridit, Diego Simeone është i paprekshëm. Askujt nuk i lejohet të ketë dyshime mbi punën e Simeones”.

“Kritikat kanë gjithmonë efekt pozitiv, por nganjëherë janë të tepruara. Nuk ndodh që sot të luash mirë dhe të jesh më i miri, ndërsa kur një ndeshje shkon keq, të etiketohesh më i keqi.”

Edhe pse në La Liga, Atletico është e pamposhtur dhe mban vendin e katërt, në Ligën e Kampionëve me tre barazime, një humbje dhe asnjë fitore rrezikon të mos e kalojë fazën e grupeve.

“Llogaritë mund të bëhen vetën në fund. Në futboll mund të ndodhë gjithçka”.

Cerezo është i bindur se Atletico nën drejtimin e Simeonës mund të bëjë mrekullinë në dy ndeshjet e fundit në grup dhe të arrijë kualifikimin.

Atletico renditet i treti në Grupin C me tri pikë nga katër ndeshje, e para është Roma me tetë pikë, kurse Chelsea me shtatë pikë mban vendin e dytë./TCh/

Exit mobile version