Site icon Telegrafi

Presidenti i Atleticos ka dy fjalë për Realin

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se ekipi i tij është në formë të mirë për finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti.

Real Madridi ka qenë kundërshtari i Atleticos në Lisbonë dhe do të jetë sërish në San Siro, teksa presidenti i Atleticos ka kërcënuar Realin.

“Unë e shoh Atleticon më të fortë, më të përgatitur dhe më fizik. Shumë njerëz kanë pritur që ne të eliminohemi nga Bayerni dhe askush nuk po na mirënjeh për suksesin që kemi arritur”.

“Kjo ndeshje është e madhe. Nëse nuk jemi optimist s’mund të fitojmë. Do të jetë e komplikuar sepse na duhet fat dhe lojë e mirë. Nuk do ta ndërroja kundërshtarin. Ata kanë 10 tituj të kampionit, më së shumti nga të gjithë, por ne duam të fitojmë. Në futboll nuk ka frikë, por vetëm respekt”, potencoi Cerezo. /Telegrafi/

Exit mobile version