Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se ylli i klubit, Antoine Griezmann është duke qëndruar dy mijë për qind sigurt.
Njeriu suprem te Atletico është duke besuar se 28 vjeçari nuk largohet nga klubi pas nënshkrimit të një kontrate afatgjate.
Por, së fundmi u nxitën spekulime se ai mund të largohet duke qenë i dëshpëruar nga eliminimi i hershëm në Ligën e Kampionëve.
“Jo, ai një mijë për qind qëndron te Atletico”.
“Dhe, ne nuk kemi folur me Lionel Messin. Ju po flisni për Griezmannin e jo për Messin? Por, ne nuk kemi folur me Messin për të ardhur te Atletico. Janë dy situata ndryshe”, u shpreh Cerezo.
Francezi ka një klauzolë në kontratë që bie nga 200 milionë euro në 120 milionë euro në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/