Site icon Telegrafi

Presidenti i Atleticos, Cerezo: Griezmann qëndron 1000 për qind

Presidenti Enrique Cerezo ia ka mbyllur derën një largimi të mundshëm të yllit francez, Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.

Kohëve të fundit ka pasur thashethemet të shumta që lidhnin Antoine Griezmann me një lëvizje te Barcelona.

Por, presidenti i Atletico Madridit, Cerezo ka insistuar që francezi do të mbetet në Wanda Metropolitano edhe pas verës.

Lexo po ashtu Griezmann i gatshëm të shkurtojë pagën për tu transferuar te Barcelona

Ai hodhi poshtë thashethemet dhe deklaroi se është 1000 për qind i sigurt që sulmuesi do të mbete me fanellën e kuqe dhe të bardhë në sezonin 2019/20.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka asnjë shans që Griezmann të largohet në verë”.

“Ai qëndron me 1.000 për qind”, ka thënë Cerezo për emisionin televiziv spanjoll El Rondo. /Telegrafi/

Exit mobile version