Telegrafi

Presidenti i Atletico Madridit mohon kalimin e Hernandez te Real Madridi

Enrique Cerezo ka folur pas ndeshjes me Real Madridin, duke e mohuar një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Theo Hernadez.

Ai ka shtuar se klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Është shumë çmenduri pasi unë nuk di asgjë për këtë punë”.

“Marrëdhëniet janë të mahnitshme, nuk ka nevojë të ketë marrëdhënie të këqija mes dy skuadrave nga i njëjti qytet”, ka thënë Cerezo.

Në ditët e fundit është folur shumë për një kalim të lojtari të Alaves te Reali. /Telegrafi/