Site icon Telegrafi

Presidenti i Atletico Madridit, Cerezo: Juventusi duhet të paguajë nëse e do Moratan, ai është lojtar i jonë

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka thënë se Alvaro Morata është i huazuar në Juventus dhe se Zonja e Vjetër  do të duhet të paguajë, nëse duan ta mbajnë.

Sulmuesi spanjoll u kthye në Allianz Stadium në tetor dhe ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje për Bianconerët.

28-vjeçari ka marr vlerësime për paraqitjet e tij që nga rikthimi i tij në Itali dhe presidenti i Los Colchoneros, Cerezo theksoi se ai është ende lojtar i Atletico Madridit.

“Ai e meriton këtë moment pozitiv. Duket se ai ka gjetur rrugën e duhur”.

“Ai është një lojtar i Atletico Madrid në huazim te Juventusi, i cili ka një mundësi për të blerë. Nëse e duan atë, ata duhet të paguajnë”, ka thënë Cerezo për El Larguero.

Morata, i cili kaloi dy sezone në huazim te Juventus nga Real Madrid në vitet 2014 deri në 2016, shënoi 22 gola në 61 ndeshje për Atletico Madrid para se të kthehej te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version