Joao Felix ka rilindur pas huazimit te Barcelona nga Atletico Madrid në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Në katër ndeshje të zhvilluara, Felix ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime duke shfaqur një formë të jashtëzakonshme.
Megjithatë huazimi i tij te gjiganti katalunas është i thjesht nga Atletico Madrid me Barcelonën që nuk ka drejtë blerje dhe për ta bërë një gjë të tillë duhet të fillojë bisedimet sërish nga e para me madrilenët.
Për formën e lartë të Felix ka folur edhe presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo i cili ka thënë se portugezi është një futbollist i tyre.
“Joao Felix është lojtari ynë, ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe të mendojmë se nëse është mirë, ai është gjithashtu i mirë për ne”.
“Gjithmonë kemi thënë se ai është një lojtar fantastik dhe këtë po e tregon te Barcelona. Nuk u përshtat me ne. Ai është një lojtar i madh te Barcelona. Ndoshta nuk ishte i përgatitur për ne”.
“Nuk funksionoi, nuk tregoi gjithçka që kishte. Shkoi tek Chelsea dhe e njëjta gjë ndodhi. Tani në Barcelonë po shfaqet, lojtarët e mëdhenj përfundojnë gjithmonë duke e bërë këtë”, tha Cerezo.
Felix do të rikthehet në verë te Atletico Madrid ku kontratë deri në verën e vitit 2029, derisa Barcelona do të tentoj ta blejë përfundimisht atë. /Telegrafi/