Site icon Telegrafi

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së pret në takim veprimtarin Sali Bislimi, ky i fundit kërkon mbështetje për Kosovën

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, aktualisht kryetar i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, është pritur sot në takim nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos.

Bilisimi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për takimin, ku edhe ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Pritje shumë e ngrohtë dhe miqësore nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg z. Theódoros Roussópoulos. Në cilësinë e kryetarit të ‘Zërit Perëndimor të Kosovës’ pata kënaqësinë të bëjë një rezyme për Kosovën e vlerave Evropiane, përpjekjet e saj për liri, shtetndërtim dhe anëtarësim në organizatat botërore, në theks të veçantë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Bislimi.

Në takim Bislimi, ka kërkuar nga Roussópoulosi një përkushtim më serioz dhe më shumë dashuri për Kosovën.

“Ne jemi vetë Evropa, rrënjët tona i kemi thellë tek Gjergj Kastrioti dhe kodi i Lek Dukagjinit që na ndihmoj t’i qëndrojmë drejt sfidave që dashen të na lëkundin vlerat tona. BE-ja duhet të na ndihmojë në integrimin tonë pa kushte, për 5 vendet evropiane që nuk na njohin akoma, të bëjnë atë për hir të ardhmes tonë të përbashkët. Apeloj që të na ndihmoni edhe në mbrojtje të islamit politik i cili vjen nga jashtë që na bëhet hendikep i rrugës tonë drejt integrimit. Më është premtuar se në agjendën e muajit maj Këshilli i Ministrave do të vendos në favor të Kosovës. BE-ja duhet të jetë më e sinqertë, më transparentë dhe të komunikojë në mënyrë vëllazërorë me politiken kosovare”, shtoi mes tjerash ai./Telegrafi/

Exit mobile version