Site icon Telegrafi

Presidenti i Amerikës: Kosova vazhdon ta ketë një vend të veçantë për familjen Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar sot një letër urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Biden përmend lidhjen e fortë që ka me shtetin e Kosovës.

Lexo po ashtu Biden uron Osmanin për 13 vjetorin e pavarësisë: Mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re

Ai shton se lidhjet ndërmjet popullit shqiptar dhe amerikan mbeten të forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje. Ndërkaq për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkruan Biden në letrën dërguar Osmanit. /Telegrafi/

Exit mobile version