Site icon Telegrafi

Presidenti amerikan në “shoping”, Joe Biden fotografohet pa maskë në fytyrë brenda dyqanit

Presidenti amerikan Joe Biden është fotografuar pa maskë mbrojtëse në një dyqan në ishullin Nantucket në Massachussetts, ku së bashku me familjen e kaloi festën e “Ditës së Falënderimeve”.

Biden nën shoqërimin e Shërbimit Sekret në dyqan po zgjidhte dhurata për nipat – duke “mos pasur parasysh” rrezikun nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Në hyrje të dyqanit gjendej një mbishkrim i madh, ku thuhej se masat mbrojtëse janë obligative që të barten në këtë ambient të mbyllur.

Në fakt Biden kishte maskën, por thjesht me të nuk e kishte mbuluar fytyrën siç kërkohet edhe nga ekspertët shëndetësorë.

Biden, 79-vjeç që futet në kategorinë e personave më të rrezikuar nga COVID-19, ka marrë dozën e tretë të vaksinës.

Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara janë bindshëm me numrin më të madh të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19, me 49.077.695 të infektuar dhe 799.312 të vdekur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version