Site icon Telegrafi

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi fabrikën e maskave mjekësore pa maskë në fytyrë

Kurba e coronavirusit nuk është rrafshuar ende në SHBA, megjithatë presidenti amerikan, Donald Trump, u pa në një fabrikë të maskave mjekësore pa maskë në fytyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump vizitoi të martën fabrikën “Honeywell International Inc”, që i prodhon maskat N95 për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht sinjalit jashtë fabrikës që shkruan “maska në fytyrë është e domosdoshme në këtë zonë”, ai hyri pa bartur një të tillë.

Bëhet e ditur se përveç Trumpit, shefi ekzekutiv i fabrikës, Darius Adamcyzk dhe shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadow, ishin gjithashtu pa maska.

Fotografitë dhe videot e vizitës së Trump në fabrikën e mjekësisë u bënë virale në platformat e medieve sociale, pasi sipas tyre ai nuk ka respektuar masat e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version