Telegrafi

Presidenti amerikan dhe ai kinez bisedojnë për krizën financiare

Presidenti i shtetit të Kinës Hu Jintao ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan Xhorxh Bush, në lidhje me krizën financiare në SHBA.

Gjatë kësaj bisede presidenti kinez Jintao është shprehur optimist sa i përket masave të ndërmarra nga ana e SHBA-ve për shpëtimin e tregut financiar shumë shpejt do të luajë rolin e tyre dhe do të favorizojnë stabilitetin e tregut financiar ndërkombëtar.

Bushi e ka njoftuar homologun e tij kinez rreth situatës së tanishme ekonomike e financiare në SHBA, duke u shprehur se qeveria amerikane e ka njohur rëndësinë e problemit dhe do të vazhdojë të marrë masa për të stabilizuar tregun financiar të SHBA-së dhe të botës.

Ndërsa Jintao është shprehur se përmirësimi i vazhdueshëm i gjendjes financiare në SHBA do të favorizojë stabilitetin e tregut financiar ndërkombëtar e do të çojë përpara zhvillimin e ekonomisë botërore në mënyrë të shëndetshme.