Kalimi i Lionel Messit në Arabinë Saudite te Al-Hilal është çështja më e lakuar në ditët e fundit, ku edhe mediat vazhdojnë të shkruajnë për këtë gjë.
Për këtë është pyetur edhe presidenti i Al-Hilal, Fahad Bin Saad Bin Nafel.
Ai ka zbuluar se si do e mësojnë tifozët të vërtetën në lidhje me transferimin e Lionel Messit.
“Mos më pyet për Messin, nuk do të jap asnjë lajm. Nëse del diçka zyrtare, zyra e shtypit do ta komunikojë”, ka thënë kreu i Al-Hilal.
💣La reacción del presidente del Al Hilal cuando le preguntaron por Messi
Fahad Bin Saad Bin Nafel, mandatario del club de Arabia Saudita, fue consultado sobre las chances de fichar a la Pulga, que termina su contrato con el PSG en junio.https://t.co/6RcVoNIeZ2
— TyC Sports (@TyCSports) May 13, 2023
Ai këtë gjë e ka thënë pas fitores 7-6 me penallti kundër Al-Wahda në Kupën e Arabisë Saudite.
Klubi saudit i ka ofruar Messit plot 500 milionë euro në vit për dy sezone plus opsionin vitin e tretë shtesë. /Telegrafi/