Site icon Telegrafi

Presidenti i Afrikës së Jugut në vështirësi, derisa provon të vendosë maskën në fytyrë

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, u kap duke u përpjekur për të vendosur maskën e fytyrës pasi mbajti një fjalim për rëndësinë e veshjes së tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Ramaphosa njoftoi se kombi do të lehtësojë disa nga kufizimet e lëvizjes nga muaji tjetër.

Ai ka shtuar se udhëtime jo thelbësore nuk duhet të bëhen dhe nga ata që largohen nga shtëpia dhe që shfrytëzojnë transportin publik u kërkohet të mbajnë maska.

Por derisa përpiqej të tregojë një shembull se si vendoset ajo, presidentit për pak i mbetën sytë të mbyllur nga maska. /Telegrafi/

Exit mobile version