Site icon Telegrafi

Presidenti Ademi e sekretari Salihu po marrin pjesë në takimin rajonal të Federatave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i FFK-së, Eroll Salihu po marrin pjesë në një takim rajonal të federatave.

Kryeqyteti i Rumanisë Bukureshti, ka mbledhur presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 14 federatave të futbollit nga i tërë rajoni, ndërkaq nikoqir është Federata e Futbollit e Rumanisë.

Në këtë takim, por marrin pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Në takim janë edhe zyrtarë të UEFA-s.

Lexo po ashtu Presidenti i FIFA-s, Infantino fton në takim presidentin Ademi

Temat që po diskutohen në këtë takim, janë bashkëpunimi ndër rajonal, gjetja e formave të ndryshme  me interes për zhvillimin e futbollit.

Pastaj është diskutuar për futbollin e grup-moshave, e meqë U-15 ka më pak gara ndërkombëtare është hedhur ideja për organizimin e një turneu të përbashkët për grup-moshën U-15 ku do të merrnin pjesë të gjitha këto shtete dhe do të organizohej një turne 10 ditorë dhe mbase edhe më gjatë, varësisht prej formës së tij.

Gjatë këtyre ditëve presidenti Ademi dhe sekretari Salihu zhvilluan edhe takime të veçanta me shumë president sikur me presidentin e Federatës kroate z. Davor Shuker, me presidentin e Federatë rumune si nikoqire Razvan Burleanu, atë turke z. Yıldırım Demiroren, të Qipros, z.George Koumas, atë të Bullgarisë, z. Borislsav Mihaylov dhe presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, me të cilët u pajtuan që të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Ky takim punimet do t’i përmbyllë nesër dhe mendohet se këso lloj takimesh të mbahen edhe në të ardhmen gjithnjë për të mirën e futbollit. /Telegrafi/ 

 

 

Exit mobile version