Telegrafi

Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit takohen sot në Vjenë

Presidentët e Armenisë dhe Azerbajxhanit pritet të takohen sot në Vjenë për të diskutuar rreth armëpushimit të brishtë në rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Takimi ndërmjet Serzh Sarkisian dhe Ilham Aliyev do të jetë takimi i parë i tyre ballë për ballë, që nga koha e arritjes së armëpushimit, pas katër ditësh luftimesh të ashpra ndërmjet palëve, më 5 prill. Që atëherë, ka gjuajtje sporadike të kohë pas kohëshme.

Diplomatët nga i ashtuquajturi Grup i Minskut, i përbërë nga ndërmjetësuesit e konfliktit: SHBA, Rusia, dhe Franca pritet gjithashtu të marrin pjesë në bisedime.

Baku dhe Jeravani ndodhen në këtë konflikt për rajonin e Nagorni-Karabakhut që nga koha e Bashkimit Sovjetik, transmeton Evropa e Lirë.

I populluar kryesisht nga armentë etnikë, territori shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në luftën e viteve 1988-94, e cila mori rreth 30 mijë jetë njerëzish dhe ndikoi në zhvendosjen e qindra mijëra banorëve.