Telegrafi

Presidencialet në SHBA: Letra e Bush për Clinton-in, një leksion si të pranosh humbjen me dinjitet

Një letër e shkruar me dorë që Presidenti republikan George H.W. Bush, i la parardhësit demokrat Bill Clinton pas humbjes në zgjedhjeve të vitit 1992, po bën xhiron e rrjetit, duke u konsideruar si shembulli i përballimit me dinjitet i humbjes.

Letra u shndërrua në virale pas debatit të tretë presidencial, pas refuzimit të kandidatit republikan për t’iu përgjigjur pyetjes nëse do të njihte rezultatin e zgjedhjeve, transmeton oranews.

“Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë” i shkruante Bush pasardhësit në zyrën Ovale në letrën që daton më 20 janar të vitit 1993 ku i jep edhe një këshillë.

“I dashur Bill!

Kur hyra në këtë zyrë për herë të fundit, ndjeva të njëjtën ndjenjë mrekullie dhe respekti si ajo që ndjeva 4 vjet më parë kur hyra për të parën herë.

E di që edhe ti ndjen të njëjtën gjë.

Unë të uroj lumturi gjatë qëndrimit tënd këtu. Unë kurrë nuk e ndjeva vetminë në Shtëpinë e Bardhë, ashtu siç e kanë përshkruar disa prej paraardhësve tanë. Do të kesh kohë shumë të vështira, do të përballesh me kritika të ashpra që ndoshta ti mendoj se nuk janë të drejta. Unë nuk jam aq i mirë për të dhënë këshilla: Por mos lejo kurrë kritikët të të vënë poshtë apo të ndryshojnë kursin tënd!

Ti do të jesh presidenti i Amerikës dhe i Imi kur të lexosh këtë letër. Unë të uroj gjithë të mirat! I uroj gjithë të mirat edhe familjes tënde.

Suksesi yt tani është suksesi i të gjithë vendit tonë. Unë mbështetem tek ti.

Paç fat ! George!”

Lënia e letres në zyrë për pasardhësit është një ritual në Shtëpinë e Bardhë. Një gjë të tillë George H.W. Bush i vjetri e kishte marrë nga Ronald Regan, ndërsa George W. Bush i riu ia la Barak Obamës.