Komisionit për verifikim për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i ndaj mjetet që veteranët invalidët dhe kategoritë të pajisen me certifikata dhe vërtetime që padrejtësisht Qeveria i ka bllokuar.
Kështu ka njoftuar anëtari i këtij komisioni Shkumbin Demaliaj. Ai në një postim në facebook ka shkruar se komisioni për verifikim për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së ka mbajtur sot një takim ku kanë dal disa qëndrime, siç është shqyrtimi i listave të dëshmorëve të dërguara në presidencë të bëhet deri më datën 23 dhjetor 2016.