Presidenca e Kosovës në shenjë nderimi dhe solidarizimi me popullin amerikan në përvjetorin e 20-të të sulmeve të 11 Shtatorit, ka vendosur në ndërtesën e saj flamurin amerikan.
Kujtojmë se më 11 shtator 2001, sulmuesit vetëvrasës kapën avionët amerikanë të pasagjerëve dhe i përplasën në dy rrokaqiejt e New York-ut, duke vrarë mijëra njerëz.
Sulmi mbetet një nga ngjarjet më traumatike të shekullit, jo vetëm për amerikanët, por edhe për botën.
Cilat ishin objektivat?
Katër avionë që fluturonin mbi SHBA-në lindore u kapën njëkohësisht nga ekipe të vogla rrëmbyesish.
Ato u përdorën më pas si raketa gjigante, të drejtuara për të rrëzuar ndërtesat historike në New York dhe Washington.
Dy avionë goditën Kullat Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në New York; i pari goditi Kullën e Veriut, derisa i dyti u rrëzua në Kullën e Jugut.
Sa njerëz kanë vdekur?
Në total, 2,977 njerëz (pa llogaritur 19 rrëmbyesit) humbën jetën, shumica e tyre në New York.
Bëhet e ditur se 246 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e katër avionëve ishin në mesin e të vdekurve.
Në Kullat Binjake, 2,606 njerëz vdiqën – atëherë ose më vonë nga plagët.
Në Pentagon, 125 njerëz u vranë. /Telegrafi/