Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi në një prononcim për Telegrafin tha se do të mbahet takimi i presidentit me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth reformës zgjedhore.
Ky takim do të zhvillohet në zyrën e presidentin, në orën 10:00.
Megjithatë, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do ta refuzojnë këtë ftesë, pasi sipas tyre nuk është koha të bisedohet për reformë zgjedhore, por për mbajtjen e zgjedhjeve. /Telegrafi/