Bekim Kupina, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Visar Duriqi, duke thënë se sulmet e tilla janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.
Kupina thekson se organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.
Lexoni të plotë postimin:
Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.
Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.
Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.
Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!. /Telegrafi/