Blerim Vela nga Presidenca, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pasi ka paralajmëruar se Kosova do të synojë ta marr nën menaxhim trafostacionin e Vallaqit në veri të vendit.
Në Twitter Vela ka shpërndarë një hartë e sistemit transmetues të energjisë elektrike përbrenda Kosovës, në të cilën figuron edhe Vallaqi i Ujmanit.
“Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën, duke pretenduar se Vallaqi është aset i tyre. Është e qartë se nuk është. Është e Kosovës”, ka shkruar ai.
Reagimi i Velës erdhi pasi Vuçiq, deklaroi dje se Kosova a po zgjedh momentin nëse dhe kur do ta “pushtojë” nënstacionin e Vallaq dhe iu lut që të mos e bëjnë këtë.
“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë. I lutem të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, tranmseton Telegrafi.
This is the map of the electricity transmission system of the Republic of #Kosovo & its linkages with neighboring countries.#Serbia‘s gov’t officials are spreading false information & threatening to use force as if Vallaq is their asset. It is clear that it’s not, its Kosovo’s. pic.twitter.com/PVHe37BeGM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2021